SPAK heton 21 janarin, dëshmojnë sot bashkëshortja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika
Do të dëshmojnë sot në SPAK bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës.
Bashkëshortja e Nikës, Rajmonda Nika do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa xhaxhai i viktimës, Mark Nika në orën 12:00.
Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin, pas rihapjes së hetimit për 21 janarin.
Mark Nika ka deklaruar më herët se ka një audiopërgjim, ku jepen urdhra për gjuajtje mbi protestuesit, të cilën ai ka thënë se do ta dorëzojë në SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

