SPAK rihap “21 Janarin”, Bushati: Vrasje shtetërore, Berisha sa të jetë mbi këtë tokë të japë llogari, por…

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili detyron SPAK të hetojë vrasjet e 21 Janarit, Prokuroria e Posaçme e ka nisur hetimit. Ditën e sotme u paraqit Artan Hoxha për të dorëzuar kasetën me regjistrimet e bisedave mes drejtuesve të Gardës.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se vrasjet e 21 Janarit, janë vrasje shtetërore të kryera me urdhër nga lart dhe se Sali Berisha duhet të japë llogari “sa të jetë mbi këtë tokë”, por shtoi se sistemi i drejtësisë nuk jep garanci se do ta hetojë Berishën në mënyrë të drejtë, pasi është i kapur dhe ka dhënë provat se kundështarët e Edi Ramës i heton dhe dënon duke përdorur dëshmitarë të rremë.

“Ne dimë se kjo është vrasje shtetërore, politike, me urdhër nga lart. A do ta vërtetojë dot SPAK dhe gjykata që e ka dhënë Berisha urdhërin? Berisha ka kaluar përmes Bashës, apo direkt te Ndrea Prendi? Këtë nuk mund ta them.

Por, unë nuk kam sot asnjë dyshim se çfarë është ajo ngjarje. Është i njëjti version që kemi patur këtu e 12 vite më parë.

Vrasje politike, shtetërore, vrasje e bërë me urdhër. Nuk kam nevojë të kuptoj kush ka dhënë urdhërin, sepse si gazetar kam bërë llogari të thjeshtë, shiko kush u preokupua për të fshehur gjurmët e ngjarjes, që të kuptosh fajtorin.

Mënyra si u mundua Berisha të sulmonte ata që mund të zbardhnin ngjarjen, i bëri më me faj se vetë vrasja.

Mendoj se Sali Berisha sa të jetë mbi këtë tokë duhet të japë llogari për 21 Janarin. Por a kemi drejtësi që do e gjykojë Berishën në mënyrë të pavarur dhe të drejtë? Deri tani kemi provat kundër, kemi bërë drejtësi që po dënon opozitarët duke fabrikuar dëshmitarë të rremë”, tha Bushati.

SHKARKO APP