SPAK sekuestron dy prona të Admir Thanzës, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë

SPAK ka firmosur sekuestro për dy prona të Admir Thanzës, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë.
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet nga SPAK për “deklarim të rremë e fshehje të pasurisë”.
Mësohet se në sekuestro është vendosur një garazh dhe një apartament 70 m2 në Tiranë, të dyshuara si të pajustifikuara në burime të ligjshme.
Gjatë Vetingut rezultoi se Thanza kishte fshehur një dënim me 40 ditë burg të marrë në Itali për akuzën e “vjedhjes”, i konvertuar më pas në gjobë.
KOHA JONË SONDAZH

