SPAK sekuestron truallin e bashkëshortit të Olta Xhaçkës në Palasë

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-Ministres Olta Xhaçka. Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë. Për këtë truall, Gaçi u mor në pyetje ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Përveç rastit në fjalë SPAK-u në dorë dosje përveluese e cila po përfundon me arrestim VIP.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?