SPAK-u i pakënaqur me dënimin e Saimir Tahirit, kërkon rekurs në Gjykatën e Lartë
Politikë E Enjte, 14 Prill 2022 09:52
Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Mesa duket SPAK është e pakënaqur me dënimin që i është dhënë ish-ministrit të brendshëm dhe kërkon që Tahiri të shpallet fajtor për akuzat e trafikimit të drogës.