SPAK-u kërkon arrestimin, Bllako dorëzon mandatin e deputetit në Kuvend

Deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin zyrtarisht, ku shkresa ka mbërritur në Kuvend. Bllako akuzohet nga SPAK si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ku dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme duke përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar 111 564 m2 , për inceneratorin e Fierit, duke paraqitur si “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.

Lënda: Dorëzimi i mandatit parlamentar Tiranë më, 30 Mars 2022

Të nderuar Kolegë, Unë i nënshkruari Alqi Edmond Bllako, datëlindja 10.05.1987, vendlindja Ersekë; me anë të kësaj shkrese ju bëj me dijeni se me vullnet të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste së Shqipërisë, Qarku Tiranë, referuar kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë më datë 29.03.2022 dhe urdhrit tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më datë 29.03.2022 për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet më datë 30.03.2022 ora 18:00.

Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia , integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt personal vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar t’i hap rrugën e pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë.

SHKARKO APP