SPAK-u mes gjyqtares Irena Gjoka dhe Argita Berishës

Vajza e ish-kryeministrit Berisha, juristja Argita Malltezi, ka deklaruar në shtator të këtij viti se gjyqtarja që heton babain e saj, Sali Berishën, dyshohet se ka marrë 500 mijë euro. Ja se çfarë ajo ka thënë publikisht: “Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo”, ishte deklarata e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë Irena Gjoka, gjyqtarja e GJKKO që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, nëpërmjet një padie i ka kërkuar SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Malltezit. Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i ka bërë deklaratat gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024.

Akuza është e rëndë ndaj personalitetit të gjyqtares, ndaj duhet që SPAK ta hetojë në menyrë prioritare padinë e saj, sepse flitet për integritetin jo vetëm personal, por edhe për atë GJKKO.

Si rregull SPAK-u duhet të arrestojë ose gjyqtaren nëse verifikohet akuza ose akuzuesen.

SHKARKO APP