Spartak Ngjela: Basha e hodhi PD-në në humnerë, nuk vjen dot në pushtet as për 15 vjet
Spartak Ngjela thotë se Partia Demokratike ka nevojë për një drejtues të ri.
Sipas tij, Lulzim Basha e hodhi PD-në në humnerë, në zgjedhjet e 21 qershorit.
Ai thotë për gazetën Sot, se PD nuk vjen dot në pushtet as për 15 vjet, nëse nuk bën një riorganizim dhe largon Bashën e Berishën.
“Partia Demokratike ka nevojë për ridrejtim.
PD ka qenë përballë kësaj fatkeqësie.
Kjo parti është një makinë që Berisha e shkatërroi nga rrotat dhe frenat, ndërsa Basha është shofer që nuk di t’i japë makinës, të cilën e hodhi në humnerë!
PD nuk ka drejtimin e duhur, dhe kjo është arsyeja pse e majta është forcuar.
Demokracia është votë!
Ku i kanë votat këta?
Me këtë përqindje votash, PD nuk vjen për 15 vjet në pushtet”, u shpreh Ngjela.