Spartak Ngjela: Sali, dallga po vjen! Rama, të distancohet nga Mullinjtë e Erës
Sipas avokatit të njohur Spartak Ngjela, deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan, Lu, tregojnë se një erë e re po fryn në Shqipëri dhe se ish-kryeministri Sali Berisha po bën përpjekje të kota. Ai ka akuzuar edhe Metën si më afër Berishës dhe thotë se kryeministri Rama mund të bjerë bashkë me ta, nëse qëndron pas betejës së tyre kundër “Mullinjve të Erës”, duke etiketuar binomin, Meta-Berisha.
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës
“Një erë e re po fryn në Shqipëri : politika amerikane po iu flet shqip shqiptarëve me Ambasadorin Lu. Shqip dhe drejtpërsëdrejti. Korrupsioni dhe padrejtësia që ka bërë aleancë në bllok është e mundur. Kot e kanë. Kot e ka Saliu që kërkon të luftojë me “Mullinjtë e Erës”. Ka rënë gongu Sali: duhen kthyer paratë e marra; duhen kthyer tokat në bregdet; duhen kthyer apartamentet e shumtë. Meta s'po e kupton dot që ka marrë fund vjedhja në Shqipëri… ministrat duhet të dorëzohen. Po gjyqtarët, çfarë presin: me kë do ta përballojnë fshehjen e vjedhjeve këta gjyqtarë, me luftën e Saliut më Mullinjtë e Ereë? Vërtet mendojnë se do bëjë Saliu revolucion në Shqipëri, këta gjyqtarë që kanë shitur drejtësinë?
Ka rënë gongu! Mjerë ai që s'e dëgjon e nuk dorëzohet me të mirë.
Sa herë që politika amerikane ka hyrë në këtë mënyrë, si ambasadori Donald Lu sot në Shqipëri, kështjellat e diktaturave dhe korrupsionit kanë rënë. E njëjta gjë do ndodhë edhe në Shqipëri. Por pyetja është kjo: ku ndodhet kryeministri shqiptar, është në pritje të përshkallëzimit amerikan, apo është në rezistencën e binomit Meta – Berisha kundër politikës amerikane? Nëse qëndron edhe ky derëzi pas Mullinjve të Erës, asgjë nuk ndryshon dot, veç rastit që do bjerë edhe kryeministri ynë bashkë me Mullinjtë e Erës. Koha së shpejti do ta tregojë. Kush nuk ka veshte, do të përfshihet nga dallga. Dallga po vjen.”
KOHA JONË SONDAZH

