Spartak Ngjela: Shoh frikë te politikanët, prisja nga SPAK-u arrestime këtë muaj

Avokati Spartak Ngjela thotë se politikanët nga mazhoranca dhe opozita po ndihen të frikësuar nga drejtësia.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se priste nga SPAK-u arrestime të zyrtarëve të lartë që këtë  muaj.

Sipas tij, formimi i Gjykatës Kushtetuese jep shpresë që nuk mund të ketë abuzime me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shenjat janë që po, palët janë të trembura. Shoh që ka frikë nga të dyja kahet. Mazhoranca ka favorin që është mazhorancë dhe ka  shumicën në parlament. Megjithatë, do shohim sesi do ecin ngjarjet. Unë prisja në këtë muaj, ua kam thënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë shkurtit kam pritur që të fillonte një etapë e re e SPAK-ut, sidomos me ardhjen e Dumanit atje. Të shohim njëherë më vëmendje sesi do të operohet. Formimi i Gjykatës Kushtetuese na jep një shpresë që nuk mund të ketë abuzime me drejtësinë”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?