Spartak Ngjela: Shqiptarët le ti bien këmbës aty në kufi. Rama, mos lejo asnjë të hyjë!

Bllokimi i emigrantëve shqiptarë në kufi nga policia jonë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik kundër qeverisë. Shumica e qytetarëve e cilësojnë jo humane lënien pa ushqim dhe në temperatura minus gradë të patriotëve të tyre. Edhe pse vendi kërcënohet nga koronavirusi, një zgjidhje humane e propozuar është që ata të hyjnë në territorin e vendit dhe të karantinohen me detyrim.

Por avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se shqiptarët që duan të vijnë në atdhe le ti bien këmbës në kufi. Në një postim në Facebook ai i bën thirrje Edi Ramës të mos lejojë këmbë shqiptari që të kalojë doganat, pasi na rrezikojnë me vdekje.

Postimi i plotë i Spartak  Ngjelës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës.

Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve. Le t’i bien këmbës: Shqiperia po shkon drejt shpëtimit kombëtar të jetës. Shqiptarët po tregojnë forcë për të mbrojtur jetën kombëtare. Kjo forcë do ta japë shpejt shpërblimin vet historik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?