Spartak Ngjela:PD në 2017-n do humbasë edhe më thellë

 

Spartak Ngjela thotë se Lulzim Basha me shumë mundësi nuk do të jetë kryetar i Partisë Demokratike në 2017-n.

Sipas tij, nëse Berisha e lë Bashën deri në zgjedhjet parlamentare, humbja e PD-së do të jetë edhe më thellë.

Ngjela thotë se Basha nuk diti të bëjë fushatë dhe nuk pati asnjë fjalim frymëzues apo një program, që do të binte shqiptarët për të votuar PD-në.

“Kryetari Basha nuk kishte elokuencë politike, nuk mbajti asnjë fjalim dhe nuk kishte asnjë program.

Nuk tha asnjë fjalë pro apo kundër reformës territoriale, nuk tha asnjë fjalë në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, në kuadër të reformës që është duke u kryer dhe nuk kishte staf.

Mbajti vetëm një fjalim sikur do bënte revolucion.

What kind of revolution?

Do rrëzojmë hajdutët, do bëjmë këtë.. gjëra që nuk kishin lidhje.

Ishte naiv dhe donte ta politizonte procesin zgjedhor.

Duke e politizuar, shqiptarët e goditën më 21 qershor. Basha nuk pranohet politikisht.

Kam përshtypjen se Basha nuk do jetë kryetar i PD deri në 2017. Nëse Berisha do ta mbajë, do pësojë disfatë më të thellë”, thotë Ngjela për gazetën Sot.

SHKARKO APP