Spiropali ‘braktis’ Kolonjën për një xhiro në Shkodër: Ne kemi Ramën që është i guximshëm

Kandidatja për deputete në Korçë, Elisa Spiropali ishte e pranishme sot në Shkodër, ku në praninë e Kryeministrit Edi Rama u takua me të rinjtë e këtij qyteti që votojnë për herë të parë.

Spiropali nuk nguroi ti bënte lavde kryesocialistit, i cili sipas është njeri i guximshëm, që ka marrë përsipër të zhvillojë vendin.

“Nëse shkodranët do zgjidhnin PS-në, dhe jo këtë zonjën që drejton bashkinë, Shkodra do të ishte zhvilluar më shumë. Ata kanë një lider frikacak, që fshihet në çadër, por ne kemi Edi Ramën që me guxim i ka hyrë kësaj pune, zhvillimit të Shqipërisë,” tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhjet e 18 qershorit janë kundër atyre që duan të na përçajnë, i ndajnë njerëzit në Veri e Jug, komunistë e jo-komunistë,” tha Sekretarja për Rininë e PS-së në Shkodër mes të tjerash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?