Spiropali: Fitorja e madhe e Partisë Socialiste do të nisë nga Tirana

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Elisa Spiropali, foli në çeljen e fushatës elektorale përpara socialistëve, duke u kërkuar votën e 11 majit për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Përshëndetje nga Shkodra deri në Sarandë, nga Tropoja deri në Konispol, nga Kavaja, nga Rrogozhina, nga Kamza dhe nga e gjithë Tirana ku do fillojë fitorja e madhe e Partisë Socialiste.
Betejat elektorale, ashtu si dhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka nisur sprinti i fundit. Po fitohen në maratonë. Dhe në këto tre mandate, Edi Rama dhe kjo skuadër ka treguar që janë manatorakë politikë për Shqipërinë. Betejat fitohen kur ke vizion, kur ke lider, kur ke alternativë.
Ky është misioni historik për të bërë realitet ëndrrën e paraardhësve tanë, për të ardhmen e fëmijëve tani, për ata që nuk kaluan dot detin, për ata që punuan por nuk ia dolën. Sot Shqipëria është europiane dhe më 11 maj ne do fitojmë”, u shpreh Spiropali.