Spiropali fushatë me të dënuarin në Vorë. Koordinatori i LSI, Vojo Bregu: Të paktën mos e fshini nga fotot

Agim Kajmaku ish-kryetar i Bashkisë së Vorës, që u shkarkua nga KQZ për shkak të dënimit të që kishte marrë në Greqi, është aktivizuar sërish në fushatë për Partinë Socialiste. Disa foto të publikuara në Facebook-un e ministres Elisa Spiroplit tregojnë Kajmakun që shfaqet në gjitha takimet partiake për të mbledhur vota. Fotot janë realizuar me kujdes që Kajmakut të mos shfaqet me fytyrë.

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu thotë se PS ka detyrim që t’ja njohë meriat Kajmakut dhe duhet të mos e fshehë. Brehu thotë se PS i ka premtuar sërish postin e kreut të Bashkisë së Vorës, njeriut që u shkarkua për shkak të mashtroi me formularin e vetëdeklarimit.

“Unë mendoj që Partia Socialiste në Vorë, nuk ka pse të ketë turp, për të nxjerrë në foto, ish kryetarin e bashkisë  të shkarkuar nga KQZ, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ai siç e dinë të gjithë në Vorë, është i angazhuar maksimalisht në fushatë, merr pjesë në mbledhje partie, takime me elektoratin, kështu që PS dhe deputetët e saj, të angazhuar në Vorë, ia kanë borxh ta nxjerrin një herë të vetme me fytyrë në foto. P.S. Shpresojmë mos ta lajnë borxhin duke e bërë prapë kryetar bashkie siç i kanë premtuar së fundmi”,– shkruan Bregu në një postim në Facbook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?