Spiropali i përgjigjet Berishës: Nuk do lë gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh

Në Kuvend u votuan ministrat e rinj, por nuk pati debat. Tek komentonte ndryshimet në kabinetin Rama, ish-kryeministri Sali Berisha foli për ekzistencën e një videoje, që sipas tij, u bë shkak që Elisa Spiropali të mos emërohej ministre e Jashtme. Vetë Spiropali, në një reagim në Facebook, thotë se ”nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shes”.

Postimi i plotë

O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë. Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke. S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kalon dot poshtë as me kockat që të hedhin si shpërblim. Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot. I je futur detit më këmbë. S’ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh. Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali. Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty.
Ka ikur koha jote.

Ti o Sali, s’bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim. Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t’i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë.

Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?