Spiropali: Ja pse nuk e lajmëruam Kokëdhimën për Kryesinë
Ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ishte pjesë e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk ishte vënë në dijeni për mbledhjen.
E pyetur rreth kësaj, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se kjo është një mbledhje periodike dhe se njoftimet bëhen nga kryetari.
“Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali.
Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama.
Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe ligji për kamerat e sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

