Spiropali: Mafiozët e përgjimeve janë njerëz delirantë. Kanë vetëm një dyqan rrobash në Shqipëri
Ministrja Elisa Spiropali thotë se përgjimet e Antimafias italiane nuk ofrojnë asnjë provë për shkelje në Shqipëri. Në emisionin Çim Peka LIVE, Spiropali u shpreh se personat që flasin në përgjime, edhe pse janë eksponentë të një karteli mafioz të rrezikshëm, janë në fakt disa delirantë. “Biznesmenët italianë që pretendojnë se njohin dikë në Shqipëri janë delirantë,” tha Spiropali.
Ministrja shtoi se kjo histori i ngjan asaj të “Babales”.
Spiropali tha se personat e përgjuar në Shqipëri kanë vetëm një dyqan rrobash dhe nuk kanë marrë asnjë tender apo grataçelë, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për këtë çështje.
“Ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash dhe as kanë marrë grataçela, as kanë marrë tendera në shëndetësi dhe as kanë ato që kanë pretenduar.
Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi në fund. Nëse prokuroria apo SPAK gjykojnë se duhet ta marrin atë dosje nga kolegët italianë, le ta marrin dhe ta hetojnë.”, tha Spiropali.