Spiropali mbron projektligjin “për bashkëqeverisje”: Pa mik, pa deputet, pa ryshfet e parti!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kafolur në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për qëllimin e projektligjit “për bashkëqeverisjen” duke thënë se ky ligj do të rrisë cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.

Spiropali thekson se prioriteti i agjensisë do të jenë ngërçet për të mos vonuar përgjigjet dhe ndërhyrja do të jetë për kushtet me bashkëqeverisje me qytetarët.

“Pa mik, pa deputet, pa ryshfet, pa parti, ky projektligj vjen si instrument barazie për qytetarët pavarësisht gjinisë, racës, fesë, përkatësisë politike. Projektligji përbën një nismë të re për konceptimin dhe riorganizimin institucional të agjensisë për dialog dhe bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse. Objektivi është të rrisë cilësinë e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe subjekteve të së drejtës përmes platformës “Me ty me Shqipërinë që duam.”

Por pavarësisht kësaj, agjencia ka hasur vështirësi që kanë ndikuar në mundësinë për të plotësuar detyrat duke vonuar përgjigjet. Për këtë arsye, është hartuar për të pasur prioritet këto ngërçe. Arsyeja e ndërhyrjes është rregullimi me ligj i bashkëqeverisjes”, tha Spiropali.

SHKARKO APP