Spiropali ”mbron” Ramën: U kthye në lypës për Atdheun

Gjuha e kryeministrin Edi Rama dhe buxheti i vitit 2023, u kthyen në “mollë sherri” mes deputetëve të PD-së, dhe qeverisë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha nse opozita është e marrë peng. Po ashtu ajo nuk nguoi që në fjalimin e saj në Kuvend, të ”mbrojë” Ramën, duke thënë se për kohën pas tërmetit, u bë lypës për Atdheun.

“Një e pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Vesi nuk ju del as nga humbjet e njëpasnjëshme, Haxhiu dhe Qamili do bërtasin. Ka probleme në Shqipëri, por a është vendi më mirë se dje, patjetër që po. Jemi në rrugë të mbarë. Bota, Europa dhe Rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh, kjo kërkon qeveri të fortë.

Një pjesë e opozitës është e marrë peng nga një individ. Për t’ju thënë se sa të ndryshëm jemi, supozojmë se non-grata i anglo amerikanëve dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar mori përgjigje unike nga kjo qeveri. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE. Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë. Nuk dua të merrem gjatë me ta se historia do t’i mbulojë me turp. Buxheti i 2023 është dyfishi i buxhetit 2013, por sot kriza është më e rënde se pandemia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?