Spiropali mikpret homologen bullgare: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin tonë evropian
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat me kryeparlamentaren bullgare, Nataliya Kiselova, vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
“Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të forta, të qëndrueshme dhe pa çështje të pazgjidhura mes nesh. Kryetares i shpreha gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh. Ne vlerësojmë mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe kemi bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe për përfundimin e planit tonë ambicioz të mbylljes së negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda kësaj dekade. Mbështetja e Asamblesë Kombëtare do të jetë garanci më shumë për këtë qëllim. Ky objektivi ynë shkon me prioritetet e axhendës së Marta Kos të prezantuara në Komisionin e Jashtëm të PE. Kemi besim në mbështetjen e Bullgarisë si vend anëtar. Shqipëria ka bërë thirrje për proces të përshpejtuar në familjen evropiane, i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor po edhe për BE-në, nëse kemi parasysh pasojat e luftës Rusi-Ukrainë. Të njëjtën dëshirojmë edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

