Spiropali ndryshon mendje: Ikja e Blushit nga PS, humbje
E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Oktapod në “Vizion Plus”, Elisa Spiropali ka treguar që ikja e Blushit nga PS-ja, ka bërë që kjo parti të humbasë diçka. Por ajo i qëndron versionit që Ben Blushi është një njeri që ka vetëm fjalën dhe jo vepra, sepse sipas saj Blushi e ka pasur kohën për të ndryshuar gjërat, por që se ka bërë.
“Blushi ka mbetur akoma në Bulevard, Rama jo”, e cilësoi ajo marrëdhënien Rama-Blushi. Spiropali ndaloi tek ligji i martesave gay, dhe deklaroi që ky ligj duhej votuar në parlament.
Ajo foli edhe për të ardhmen e saj politike, ku pyetjes së moderatorit Turjan Hyska, nëse e ka menduar që në 2017-ën, të jetë pjesë e listave për deputet, ajo i përgjigjet se e menduar këtë gjë dhe e pret.
Për herë të parë ajo ka sqaruar edhe çështjen e tortës, të bërë diskutim disa muaj më parë në rrjetet sociale, ku thuhej se Spiropali së bashku me bashkëshortin, i kishin bërë dhuratë për ditëlindje vajzës së tyre një tortë me flamurin e Partisë Socialiste.
“E para vajza ime nuk e ka ditëlindjen në kohën kur doli fotoja, por ishte foto e para 6-muajsh, kur e sollën disa të rinj të Partisë Socialiste, dhe dhurata nuk kthehet. As që e mendoj të bëj unë diçka të tillë, thjesht ishte dhuratë”- tha Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

