Spiropali në qendrën e të moshuarve në Tiranë: Të ndërtojmë një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet
Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, kryeparlamentarja Elisa Spiropali vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë. Duke biseduar me të moshuarat e të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Spiropali u angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social, rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj.
”Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesut ndaj të moshuarve. Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes komunitare apo angazhimit të qytetarëve,të kontribuojmë për të ndërtuar një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet.
Me respekt e mirënjohje për kontributin e të moshuarve në shoqëri dhe edukimin e brezave. Jam dakord që ka ardhur koha qe pensionet të rritën dhe të jenë më të larta dhe ne po bëjmë një politike për këtë fundvit, për në dhjetor qe per te rritur pensionet ne mënyrë të konsiderueshme.
Nuk ështe një barré e lehtë për buxhetin sepse janë rreth 730 mijë pensionistë dhe besoj secili e bën llogarinë ne fund se sa i kushton buxhetit. Por pensionistët e meritojne sepse kanë dhëne kontibut per ketë vend, kanë punuar ne kohë të vështira”, u shpreh Spiropali.