Spiropali pret kryetarin e komunës së Preshevës: Faktori shqiptar në Luginë të bashkohet në një listë të vetme

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe kryetarin e kuvendit të komunës, Sami Salihu. Përmes një postimi në Facebook, Spiropali thekson se çështje kryesore të takimit ishin zhvillimi i Luginës së Preshevës, problematikat e mprehta që ka sjellë pasivizimi i adresave të shqiptarëve në tokë të tyre, si dhe angazhimi për koordinim mes qeverisë dhe parlamentit për adresimin e respektimit të të drejtave themelore dhe kombëtare të popullsisë shqiptare.

Postimi i plotë

Me kënaqësi prita sot në takim Kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi, dhe Kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Sami Salihu.

Zhvillimi i Luginës së Preshevës, problematikat e mprehta që ka sjellë pasivizimi i adresave të shqiptarëve në tokë të tyre, si dhe angazhimi për koordinim mes qeverisë dhe parlamentit🇦🇱 për adresimin e respektimit të të drejtave themelore dhe kombëtare të popullsisë shqiptare, ishin çështje kryesore të takimit.

Në vijim biseduam për zgjedhjet e ardhshme e rëndësinë që partitë politike dhe faktorët shqiptarë në Luginë të bashkohen në një listë të vetme, si dhe për mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

SHKARKO APP