Spiropali reagon në emër të Ramës për Presidentin e Republikës
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar për deklaratat e kreut të shtetit Ilir Meta, i cili u bëri thirrje qytetarëve për një protestë kombëtare në mbrojtje të Kushtetutës.
“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, thuhet në njoftimin e ministres së kabinetit “Rama”.
Lexoni edhe…