Spiropali takon Ambasadorët e Katarit dhe Egjiptit: Prioritet rritja e investimeve dhe kontributi për paqen

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Katarit, z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, dhe Ambasadorin e Egjiptit, z. Mohamed Heider.

Gjatë takimit, Kryetarja Spiropali bisedoi me ambasadorët mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, rritjen e investimeve, intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe kontributet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë.

Në fokus të diskutimit ishte gjithashtu edhe vazhdimi i mbështetjes dhe lobimit nga Katari dhe Egjipti për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?