Ministrja Elisa Spiropali citon Shekspirin: Pushteti na ra papritur, nga lart, si një madhështi
E ftuar në Politiko nga Alfred Lela në RTV Ora, ministrja Elisa Spiropali, duke cituar Shekspirin, u shpreh se pushteti ra papritur nga lart për shkak të braktisjes që bëri opozita jashtëparlamentare.
Elisa Spiropali: Ky nuk ishte një pushtet që e morëm me armë në kulla. Ky ishte një pushtet, sikurse thotë Shekspiri, një madhështi që na ra papritur nga lart për shkak të braktisjes që opozita jashtëparlamentare i bëri detyrës së tyre.
Revolucioni i mbetur në tentativë, kuvendi i lënë bosh, këshillat bashkiak të braktisur. Ata tentuan që të shkatërronin shtetin shqiptar me një strategji të dëmshme. Këtë shtet ne e mbajtëm në këmbë me forcën tonë shtetndërtuese- tha ministrja.
Ato që thotë ministrja janë epokale! Mos harroni se si e quante Edi Ramën si “Skenderbeu i ditëve tona”.