Spiropali vizitë në dy familje në Shkodër, Rama: Garantojmë mbështetjen e mburojës sociale
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, momente nga shpërndarja e dhuratave pranë familjeve në nevojë në këto ditë festash. Rama ndau momente nga vizita e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në dy familje në Shkodër.
“Për Vit të Ri disa dhurata për dy fëmijët e mrekullueshëm të familjes Kulmi dhe katër fëmijët e familjes Gerçari, e cila mbështetet me ndihmë ekonomike, skemë që ka pësuar rritje për të gjithë përfituesit me vendimet e fundit të qeverisë”, tha Rama.
Po ashtu Rama bëri të ditur edhe se “nga 1 janari garantojmë mbështetjen e qëndrueshme të mburojës sociale lidhur me dyfishimin e masës së ndihmës ekonomike për nënat me 2 fëmijë, pas mbështetjes së atyre me 3 e më shumë fëmijë”.