Spiropali vizitë në familjen Deda në Gërdec: Model i forcës, punës dhe përkushtimit
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në familjen Deda në Gërdec. Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se familja që u shpërngul nga Puka në 2006, vlerëson që ata janë model i forcës, punës dhe përkushtimit. Sipas kryeparlamentares, kjo familje u godit rëndë nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën biznesin me të cilin jetonin.
”Gërdec-Vizitë në familjen e madhe Deda, model i forcës, punës dhe përkushtimit. Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit. Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara”,-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

