Spiropali vizitë në Uashington, takohet me Nancy Pelosi dhe Lois Frankel
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndodhet për një vizitë zyrtare në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë lajmin e takimit me ish Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe kryetaren e grave demokrate Lois Frankel.
“Roli i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është thelbësor mbi ndërmarrjen e iniciatiave për ndëshkimin e agresorëve si Rusia e Putinit”, shkruan ministrja.
Postimi i plotë
Mëngjes pune me Nancy Pelosi, Lois Frankel, kryetare e grave demokrate, dhe përfaqësuese të tjera në Kongresin Amerikan, për çështje të sigurisë, drejtësisë dhe fuqizimit të grave në zonat e konfliktit. Roli i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është thelbësor mbi ndërmarrjen e iniciatiave për ndëshkimin e agresorëve si Rusia e Putinit dhe mbështetjen e Ukrainës apo vendeve të tjera që vuajnë pasojat e luftës.