Spiropali viziton ”Togu Elektrik” në Luz të Vogël: Ky biznes familjar ofron instalime elektrike me profesionalizëm

Kryeparlamentarja, njëherësh edhe drejtuese politike e PS-së për qarkun Tiranë, ka vijuar takimet në Kavajë dhe në rrethinat. Këtë të hënë vizitoi një biznes familjar, ”Togu Elektrik”, për të cilët shkruan se ofrojnë shërbime dhe mbulojnë zonat bregdetare dhe përtej.

”Në Luz të Vogël, një biznes i suksesshëm është Togu Elektrik. I krijuar nga tre vëllezërit Arjan, Eli dhe Renato, ky biznes familjar ofron instalime elektrike me profesionalizëm dhe bashkëpunim, në zonat bregdetare e përtej, ku numri i hoteleve e pallateve vjen gjithnjë duke u rritur.

Që prej vitit 2010, ata ofrojnë shërbime për ndriçimin e bizneseve, hoteleve dhe shtëpive nga Kavaja në Durrës e Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me materiale nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kina, ata kryejnë instalime elektrike civile dhe industriale, sisteme audio, kamera survejimi, dhe alarme kundër zjarrit, gjithmonë sipas standardeve të larta dhe me një ekip 100% vendas”,-shkruan Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?