Spitalet drejt fundit të kapaciteteve, Vasili: Qeveria jo propagandë, të marrë masa

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar kronikën e ”News 24”, ku thuhet se janë të shtruar 270 qytetarë me Covid-19 dhe se spitalet drejt fundit të kapaciteteve. Vasili thotë se qeveria duhet të marrë masa e jo të përgjigjet me mllef dhe urrejtje denoncimeve.

Postimi i plotë

Fakte tronditëse për Covid-19 të gazetarit Erion Skëndaj. Këto fakte të rënda kërkojnë përgjigje me veprime të shpejta dhe konkrete. Përgjigjet gjithë mllef dhe urrejtje të qeverisë vetëm rëndojnë situatën dhe jetën e shëndetin e njerëzve. Është krim të përdoret shëndeti i njerëzve si mish për top për propagandën e qeverisë.

SHKARKO APP