Spitalet në kolaps, Basha: Rama nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se po shkatërron shëndetin e njerëzve. Përmes një postimi në Twitter, teksa thotë se kemi testimet më të ulëta në Europë, akuzon Ramën duke thënë se kryeministri nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Prej disa javësh opozita sulmon qeverinë me akuza për keqmenaxhim të situatës së pandemisë.
“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”,- shkruan Basha në një postim në Twitter .
Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 1, 2020