Spitali i Durrësit/ Ministria e Shëndetësisë: Një nga mjekët doli pozitiv

Një nga mjekët e spitalit të Durrësit ka rezultuar pozitiv, i prekur me koronavirus dhe tashmë është në vetëizolim.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë sot, teksa ka njoftuar për numrin e rasteve të të prekurve në vendin tonë, që ka arritur në 33 persona dhe me zgjerim të hartës së të infektuarve.

“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës”- tha MSh ne deklaraten per mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.
Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?