”Spiunët” në Gramsh, Yuri Kim: Të vënien përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës
Politikë E Hënë, 22 Gusht 2022 17:41
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur sërish për ngjarjen në Gramsh, ku ka theksuar se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës. ”E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës”, u shpreh Kim.