Spoti i LSI-së me aktorët e njohur, skema e rimbursimit të shpenzimeve (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar spotin e parë për zgjedhjet e 25 prillit, ku prezantohet skema e rimbursimit të shpenzimeve, të prezantuar nga aktorët Ola dhe Ervin Harizaj. ”Është një zbritje 5% në të gjitha blerjet. Ju paguani për një artikull totalin e vlerës, por nëse e formalizoni shit-blerjen përmes kuponit tatimor, do të merrni mbrapsht 5% të vlerës nga skema e rimbursimit”,-shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë

Është një zbritje 5% në të gjitha blerjet. Ju paguani për një artikull totalin e vlerës, por nëse e formalizoni shit-blerjen përmes kuponit tatimor, do të merrni mbrapsht 5% të vlerës nga skema e rimbursimit.

Sa më e madhe vlera e shpenzimeve, aq më e madhe është vlera e përfitimit nga skema e rimbursimit të shpenzimeve. Këto do të jenë më shumë para në shtëpinë tuaj në fund të vitit apo të muajit.

Ky program formalizon ekonominë dhe fut mbi 600 milionë Euro në buxhetin e shtetit, ndërsa ndihmon familjet shqiptare të përballojnë koston e jetesës.

SHKARKO APP