Stadiumi/Kryeministri Edi Rama: Keni fobi ndaj kullave
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një dëgjesë publike në ‘Hotel Tirana’ për projektin e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’, një projekt i debatuar ditët e fundit dhe i kontestuar nga opozita dhe aktivistë të shoqërisë civile për faktin se po ndërtohet një kullë 19-katëshe.
E duke folur në këtë aspekt, Rama është ndalur gjatë fjalës së tij për të sqaruar elementin e kullës në stadiumin që do të quhet Arena Kombëtare.
Kryeministri Rama i quajti të gjithë kritikët si fobikë ndaj kullave dhe këtu përmendi shembij të stadiumeve të tjerë nëpër botë që kanë elementin e kullës.
“E pakonceptueshme fobia ndaj kullave. Kjo kullë nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Mjafton të shikosh Olimpia Stadium me dy kullat e veta dhe stadiumin e Firences me kullën e vjetër të ndërtuar pas Luftës së II Botëroer dhe plot stadiume që kanë edhe kullën si element. Kulla në këtë rast nuk është spekulim për të fituar metra katrorë. Kulla është një element i kërkuar me këmgëngulje nga arkitekti si element ikonik.
Kjo i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të vetën. Stadiumi sot vlerësohtet 50 milionë Euro. Punimet mund të kërkojnë edhe financim shtesë. Nga kush prisni ju, këta teologët nga kush presin që të ndërtohet stadiumi? Nga qeveria? Kurrën e kurrës, e pamundur! Nga Federata? Absolutisht e pamundur. E vetmja mundësi është partneriteti publik-privat. Nuk vendosin ata që shohin, vendosin ata që bëjnë. Nuk është vendimmarrja e atyre që kanë mendimet e tyre, por ata që marrin vendime”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

