Statuti i PD-së, Ristani: Basha po e kthen në një ndërmarrje private

Komisioni i përhershëm statutor në Partinë Demokratike, vendosi t’i kalojë për shqyrtim kryesisë veç propozimet e kryetarit Lulzim Basha. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme dhe thelbësore në parti. Po ashtu ai nënvizon se statuti i propozuar nga kryetari, blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë së PD-së për zgjedhjet.

”Përgjigja gjendet tek qëllimet për të cilat po mblidhet ky Kuvend i jashtëzakonshëm. Nuk është një kongres i jashtëzakonshëm. Nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në PD. Është një kongres që pasi u zgjodh kryetari i partisë synon që të mbyllë proces politike, shpejt e shpejt dhe të realizojë synime e tij që është kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit të PD. Ky është qëllimi dhe në funksion të këtij qëllimi janë pikërisht dhe këto që ndodhin. Një statut i cili blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë për humbjet e PD. Një statut i cili forcon kompetencat e kryetarit”,-tha për ”Report Tv”.

Ristani thotë edhe se propozimet e Bashës nuk do të zjellin asnjë ndryshim, ndërkohë që propozimet e Fatbardh Kadillit, ndryshonin në thelb funksionimin e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky duhet të jetë një kongres ndryshimi. Axhenda e kongresit është njohja e anëtarëve të kongresit, me ndryshimet statutore dhe rizgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Një nga kryetari i partisë, një nga Harxhi dhe një nga Kadilli. Marrim rastin e kryetarit, i cili do të zgjerojë kryesinë, të shtojë kryesinë edhe me disa figura politike që gabimisht ishin jashtë kryesisë. A është ky një ndryshim thelbësor? Ky zgjerim nuk sjellë ndonjë gjë të re, nuk meriton një kongres të jashtëzakonshëm për të bërë këtë lloj vendimi. Po përgatitet një kongres i jashtëzakonshëm dhe duhet t’u themi demokratëve një gjë të madhe. Pra demokratët që thirren në Kuvend duhet të jenë të përgatitur. Ka propozime alternative. Propozimet e Kadillit janë propozime që ndryshojnë në thelb funksionimin e partisë. Ka propozime sesi menaxhohet PD, ka ndryshime që kanë të bëjnë me mënyrën sesi përdoren financat. Ka ndryshime thelbësore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?