Statuti i PS, kryetari konfirmohet kur partia është në pushtet
Zbardhet projekt-statutin e ri të Partisë Socialiste. Dokumenti me 95 nene që pritet të votohet në Kongresin e 19 marsit, ndryshon mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Propozimi parashikon që kur partia është në qeveri dhe kryetari është Kryeministër, atëherë zgjedhjet e brendshme për kryetar do të mbahen vetëm nesë 10 % e delegatëve të Kongresit kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështetet nga shumica e delegatëve në Kongres.
Ora News ka siguruar projekt-statutin e Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili do të votohet nga delegatët e kësaj partie në Kongresin e datës 19 mars.
Statuti i ri përmban 99 nene në 116 faqet e tij.
Kryetari i partisë që ka qenë edhe pika më e nxehtë e statutit, ajo për të cilën është debatuar më së shumti do të zgjidhet me një anëtar një votë, por ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga funksionarë të PS, në rast se partia është në pushtet dhe kryetarizgjidhet Kryeministër, partia do të zhvillojë zgjedhje vetëm nëse 10% e delegatëve kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështet nga shumica e delegatëve në Kongres.
Statuti rregullon dhe detyrat dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, ku nga 145 anëtarë parashikohet që numri total i Asamblesë të shkojë në 220.
Një detaj i rëndësishëm është se lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë do të përmbajë jo më pak se 40% të anëtarëve nga secila gjini dhe 10% e këtyre listave duhet të jenë anëtarë të FRESSH.
Neni 58 i statutit shpeh papajtueshmërinë e mandateve të funksionarëve të shtetit me poste të caktuara në parti dhe kjo shtrihet deri tek administratori i njësisë administrative.
Anëtarët e PS do të jenë të detyruar të paguajnë kuotën financiare për partinë dhe nuk do të pranohen dhurata që e kalojnë shumën prej 1000 euro nga shtetas të huaj ose shtetas shqiptarë që banojnë jashtë vendit.
Ky statut përmban edhe një kod etike në nenin 55 të tij i cili rregullon marrëdhëniet e komunikimit brenda partisë dhe përcakton një formulë të cilën duhet ta përmbushë çdo kandidat përpara paraqitjes së kandidaturës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

