Statuti i ri në PD, Berisha: Kur kryetari grabit forumet, automatikisht shkarkohet
Nga Durrësi ku mban Foltoren e radhës, lideri historik i PD-së, Sali Berisha tha se në statutin e partisë do të sanksionohet që kryetari nuk do të jetë më në këtë post nëse shpërfill forumet e partisë.
”Ne do ta bëjmë këtë Kuvend në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj, duhet të jeni ju që do zgjidhni kandidatë për kryetarë bashkie, këshilltarë tuaj, deputetë tuaj sepse këtë kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite.
Kjo është praktika më e suksesshme në vendet demokratike. Do sanksionojmë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, në momentin e parë që ai e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar”.