Stërkaj dhe Hajdarmataj ndajnë ‘kufijtë’ e Veriut: Unë e di çfarë bëjnë ‘alpinët’ e mi, po të tutë?
Deputetet e zonave të veriut, Paulin Stërkaj i Shkodrës (PS) dhe Mimoza Hajdarmataj e Tropojës (PD) janë ‘përplasur’ sot në Kuvend për situatën ekonomike.
Gjatë fjalës së saj nga foltorja e parlamentit demokratja Hajdarmataj pohoi se e vetmja zgjidhje për popullin është hashashi, pasi ekonomia e fshatit është rrënuar. Ajo theksoi se fshati ndodhet në varfëri të tejskajshme, ndërsa mori shembullin e çmimit të gështenjave.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i socialistit Stërkaj, i cili iu drejtua se nuk ia dinte as emrin koleges parafolëse, ndërsa shtoi se Hajdarmataj nuk kishte asnjë informacion. Ai nuk kurseu të rikujtonte edhe fjalën ‘alpin’, shprehje e përdorur dikur nga kryeministri Edi Rama për veriorët.
“Nuk ta di ende emrin. Nuk e di sesa e informuar je për çfarë ndodh për gështenjat në Shkodër. Bimët medicinale po shiten çdo ditë. Nuk e di se ca bëjnë alpinët e tu, por unë di ca bëjnë alpinët e mi.”, tha me tone ironike deputeti Stërkaj. /BW/
KOHA JONË SONDAZH

