Stërvitja “Defender Europe 21”, Presidenti Meta: Shqipëria ndihet e vlerësuar për këtë përgjegjësi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Durrës.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit ka thënë se “Shqipëria ndihet e vlerësuar për këtë përgjegjësi, dhe kjo stërvitje është një mundësi e shkëlqyer për të njohur mjedisin rajonal”.

Presidenti Meta, në fjalën e tij në pritjen që u zhvillua  për forcat e NATO-s në Portin e Durrësit, shprehu falënderimin që aleanca zgjodhi Shqipërinë për të zhvilluar stërvitjen “Defender Europe 21”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, Presidenti tha se kjo stërvitje është një garanci e fortë që Shqipëria është e gatshme të mbrojë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Kryetari i Kuvendit, zoti Kryeministër, zoti Ministër i Mbrojtjes, zonja Yuri Kim. Të ndërtuar gjeneral Begaj, ambasadorë dhe ju pjesëmarrës në këtë stërvitje historike. Kjo stërvitje është një pjesë e shumës së madhe të koduar Defender Eurpoe 21. Kjo stërvitje që drejtohet nga komanda e NATO-s në Evropë, është hera e parë që do të zhvillohet në Shqipëri dhe ndihet e nderuar.

NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, mbështetja ndaj saj është unanime sic është vokacioni. Kjo stërvitje është shumëkombëshe dhe zhvillohet me pjesëmarrje të madhe trupash. Forcat tona të armatosura do të jenë të angazhuara prej 1 mijë trupash. Kjo stërvitje i jep mundësi forcave tona për të rritur nivelin e përgatitjes për përmbushjen Kushtetuese ndaj aleancës. Si President i Republikës, jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura, përfshirë edhe ato të sëmundjeve, fus këtu COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten në përshtypjet mbresëlënëse, sepse shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e Zotit. Të nderuar SHBA miqësia mes dy kombeve tona është e hershme.

Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Felloë, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike”, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?