Stina e gripit, Alimehmeti: Këtë dimër është më agresiv, jo trajtim me antibiotikë pa recetë mjeku

Edhe pse shumë diell, në Shqipëri ka shpërthyer frikshëm gripi. Piku i infektimeve këtë dimër parashikohet të arrihet në fund të muajit janar, në fillim të shkurtit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se kjo situatë ishte e pritshme. Për të situata që po përjeton Kina me koronavirusin është larg Europës, e cila tashmë ka dalë nga faza akute e pandemisë.

Sa i përket klinikës, mjekët e cilësojnë një grip rebel, me temperaturë të lartë që zgjat për disa ditë, shoqëruar me ethe dhe lodhje. Veç në rast komplikacionesh mund të përdoren antibiotikë, por vetëm me rekomandimin e mjekut.

Po ashtu Alimehmeti thotë se duhet të ishin marrë masat më herët në mënyrë që vaksinimi anti-grip të kryhej në tetor, dhe dozat të ishin më të shtuara për të mbuluar të gjitha kategoritë e riskut.

SHKARKO APP