Stoltenberg: Asnjë vend nuk është i paprekshëm, Rama: Në rajon të mos ketë zona gri
“Asnjë vend nuk është i paprekshëm nga kërcënimet terroriste, për këtë duhet të jemi vigjilentë, dhe vendet e rajonit duhen ndihmuar të rrisin kapacitetet kundër ekstremizmit” deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Stoltenberg, është sekretari i tretë i Përgjithshëm që viziton Tiranën dhe vizita e tij, (për herë të parë në Shqipëri) është tregues se aleanca e Atlantikut Verior është e angazhuar për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria “luan një rol kyç” nënvizoi Stoltenberg.
Jo vetëm kaq NATO është e përqëndruar të bashkëpunojë për të siguruar një rajon të qëndrueshëm dhe në gjëndje të luftojë ISIS, ekstremizmin.
“Asnjë vend nuk është i paprekshëm që pamë në Paris. Ndaj na duhet të jemi vigjilentë. Të jemi të përgatitur . Të gjithë na duhet të intensifikojmë përpjekjet për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe ISIL, na duhet ta bëjmë këtë duke përdorur mjete të ndryshme, mjete ushtarake, diplomatike, ekonomike politike” tha Stoltenberg.
Në kuadër të kësaj lufte, NATO-s i duhet të rrisë ndihmën në vendet e rajonit.
“Duhen ndihmuar vendet në rajon që të rrisin kapacitetet për të stabilizuar vetë vendet e tyre dhe për ta luftuar vetë ekstremizmin. Këtë po bëjmë në Afganistan, Jordani dhe me qeverinë e Irakut”
Pasi dha garancitë e një kryeministri se Shqipëria është plotësisht e angazhuar të kontribuojnë në çdo mision ku kërkohet kontributi i tyre, Rama nënvizoi vijimin e zgjerimit të NATO-s me Kosovën. “Në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht”
Konferenca e përbashkët për shtyp që u zhvillua mesditën e 10 dhjetorit, nisi me lavdërimet për godinën e bukur të kryeministrisë, dhe u mbyll me lavdërimet për Ramën si një lidership me zë të fortë në çështje thelbësore për të gjithë Europë.
Të vendosur të ruajmë stabilitetin në rajon
Jens Stoltenberg: NATO është shumë e përqëndruar për të ruajtur dhe mbajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Jemi përqëndruar këtu për shumë vjet. Ju duhet të sillni ndërmend që operacioni ushtarak jashtë zonës së NATO-s ka qenë në Ballkan, – Bosnje Hercegovinë dhe më pas Kosovë-. Politika e dyerve të hapura është një factor kyç që kontribuon në stabilitetin dhe forcimin e tij në rajon. Prandaj Kroacia, Sllovenia janë tanimë anëtare të Aleancës dhe Shqipëria është anëtare. Besoj se diskutimi që zhvillova me kryeministrin sot përforcon rëndësinë e Shqipërisë si anëtare jo vetëm për sigurinë e Shqipërisë por për stabilitetin në rajon. Jemi të përqëndruar të bashkëpunojmë dhe punojmë të sigurojmë që ky të mbetet një rajon i qëndrueshëm dhe është në gjëndje të luftojë ISIS, ekstremizmin. Kjo është në interest ë rajonit por dhe të gjithë aleancës dhe sigurisë globale. Do të doja gjithashtu të lavdëroja dhe lidershipin e Tiranës, nga kryeministri në përballjen e këtyre sfidave siç janë të pranishme edhe në pjesën tjetër të Europës. Realisht do të doja të përshëndesja zërin e fortë dhe lidershipin e fortë me të cilin kryeministri ka treguar për këto çështje thelbësore për të gjithë Europën.
Edi Rama: Ne jemi plotësisht të angazhuar të kontribuojmë me të gjitha mundësitë për të disponuar në çdo mission ku kërkohet kontributi ynë
Pyetje: A ka lidhje vizita e Stoltenberg me sulmet në Paris?
Jens Stoltenberg: Vizita ime në Tiranë nuk është diçka që e kemi vendosur për shkak të sulmeve në Paris. Mendoj se ka rëndësi që të vizitoj Tiranën pasi ne vlerësojmë shumë kontributet e Shqipërisë, por sa i takon kërcënimeve terroriste, asnjë vënd nuk është i paprekshëm prandaj duhet të jemi vigjilentë. Na duhen mjete ushtarake, mirëpres faktin që shumë vende aleate të NATO-s po rrisin kontributin. Duhen ndihmuar vendet në rajon të rrisin kapacitetet tdhe të rrisin vetë kapacitetet kundër ekstremizimin
Edi Rama: Shqipëria nuk është as më shumë dhe as më pak e rrezikuar se të gjithë vendet e tjera
Jens Stoltenberg: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë
Jens Stoltenberg: Lavdëroj Shqipërinë për angazhimin e fortë dhe kontributin që ju po ofroni në misionet e NATO-s. Ne e vlerësojmë shumë, por dhe atë që ju po bëni për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. Ju luani një rol kyç në rajon.
Rama: Zgjerimi i NATO-s të vijojë me Kosovën
Edi Rama:Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i aleancës është zgjerimi i hapësirës së lirisë paqes dhe demokracisë Jemi mbështetës për vijimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit.
Në këtë kontekst Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e afrimit dhe institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën. Bindja jonë është se në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht.
Sa më shumë të konsolidohet aleanca e shtrirë gjeografikisht në hapësirë aq më të sigurtë jemi të gjithë dhe ato vende që për shkak të ndjeshmërisë bilateral kanë krijuar pengesa deri më sot.
Nga ana tjetër sigurova Sekretarin e Përgjithshëm se Shqipëria është e përfshirë në zbatimin e angazhimeve të pranuara në Samitin e Wellsit por do të vijojë të jetë pjesë active e operacionit të NATO-s dhe çdo përpjekje ndërkombëtare për ruajtjen apo mbivendosjen e paqes.
Shqiperia rrit buxhetin e mbrojtjes, merr vlerësimin e Stoltenberg
Sa i takon zbatimit të angazhimeve që ka Shqipëria në kuadër të Samitit të Uellsit, qeveria ka ndërmarrë një rritje të buxhetit dhe për këtë mori dhe vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm i cili nënvizoi se na duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë.
Edi Rama: Në zbatim të angazhimit të samitit edhe pse në kushte jo të lehta ekonomike financiare qeveria ka frenuar përfundimisht trendin e rënies së buxhetit të mbrojtjes madje ka siguruar një rritje të ndjeshme të buxhetit për 2016, dhe ka aplikuar një formulë ambicioze sa i takon shpenzimeve për moderinizimin e mbrojtjes. Ne jemi të bindur se në samitin e Varshavës do të shkojmë me një bilanc pozitiv si anëtar të rinj por serioz në përmbushjen e detyrimeve të përbashkëta.
Stoltenberg: Është e rëndësishme të theksojmë se nuk është një konflikt mes Islamit dhe Perëndimit. Ky është konflikt mes ekstremizmit dhe shoqërive të hapura dhe ne duhet të çohemi të mbrojmë vlerat tona dhe të luftojmë ekstremizmin dhe terrorizmin së bashku. Shumë prej sfidave komplekse të cilat përballemi duhet të trajtohen përmes mjeteve politike, diplomatike por dhe ushtarake. Na duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë. E kuptoj sigurisht vështirësinë ekonomike që Shqipëria është përballur, ndaj vlerësoj edhe më shumë që keni vendosur të rrisni shpenzimet për mbrotjen në vitin 2016. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë drejtim
Stoltenberg: Shqipëria rol kyç në stabilitetin në rajon
“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer me fqinjët ju ofroni një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajon ”
Siguria jo sfidohet dhe NATO po i kundërpërgjigjet duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie. Kemi dyfishuar forcën e reagimit dhe kemi shtim të pranisë ushtarake në pjesën lindore të aleancës. Po ofrojmë më shumë mbështetje
KOHA JONË SONDAZH

