Strasburg, nis debati sipas raportit të Fleckenstein, Shqipëria “herët për në BE”
Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein, gjatë mbledhjes në Bruksel ku po prezantohet progres-raportit i vitit 2014, për vendin tonë, tha se duhet mbështetje nga të gjitha palët për plotësimin e 12 prioriteteve kyçe. Sipas tij 5 nga pikat kryesore të rezolutës nuk janë përmbushur ende nga Shqipëria. Ai theksoi se pikat kryesore që vendi ynë ka lënë të pazgjidhura janë:
Lufta ndaj korrupsionit
Reforma në Administratën Publike
Lufta ndaj krimit të organizuar
Reforma në Drejtësi
Parlamenti Europian në seancë plenare vazhdon diskutimet mbi rezolutën për Shqipërinë, bazuar në raportin e përpiluar nga eurodeputeti i majtë gjerman, Knut Fleckenstein, i cili mbrojti në Strasburg vlerësimet për punën e deritanishme të Tiranës në zbatimin e 5 prioriteteve kyçe, të nevojshme për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Përfaqësuesja e Presidencës letoneze dhe Komisioneri kroat Mimica përsëritën qëndrimet e shprehura në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, në mbështetje të gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit për dialogun politik, reformat ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Drafti i miratuar me kompromis, paraprakisht muajin e kaluar, pritet të pësojë ndryshime gjatë votimit të së enjtes në seancë plenare, për shkak se PPE dhe grupi liberal vlerësojnë se nevojitet një gjuhë më e ashpër ndaj kryeministrit Rama, për intervistën mbi bashkimin me Kosovën. Seanca e debatit vijon ende me diskutimet e eurodeputetëve të veçantë mbi “Shqipërinë e Madhe”, papunësinë, azilkërkuesit etj.
Eduard Kukan, duke folur rreth progres-raportit të Shqipërisë tha se politika konfrontuese është pengesa kryesore për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit, dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim sa më të gjerë politik. Gjithashtu Kukan theksoi se zgjedhjet lokale do të jenë një test i rëndësishëm për reformën e re territoriale, si dhe faktin se sa forcat politike do t’i respektojnë parimet demokratike. Ndërkohë, eurodeputeti Kukan nënvizoi edhe rolin e Shqipërisë në Rajon, ku theksoi se takimi i Ramës me homologun e tij Serb Vuçiç, ishte një shenjë e mirë bashkëpunimi rajonal.
Eurodeputeti britanik Tannock bëri thirre që të hetohen sjelljet kriminale në politikën shqiptare si dhe të hetohen personat, të cilët kanë tendenca t’i bashkohen ISIS. Ndërkaq, edhe shumë eurodeputetë të tjerë që folën rreth progres-raportit të Shqipërisë vunë theksin tek plotësimi i pikave kryesore të rezolutës, dhe ishin pothuajse në një mëndje se për vendin tonë është ende herët që të aderojë në strukturat e BE-së.
Drafti i miratuar me kompromis, paraprakisht muajin e kaluar, pritet të pësojë ndryshime gjatë votimit të së enjtes në seancë plenare, për shkak se PPE dhe grupi liberal vlerësojnë se nevojitet një gjuhë më e ashpër ndaj kryeministrit Rama, për intervistën mbi bashkimin me Kosovën. Seanca e debatit vijon ende me diskutimet e eurodeputetëve të veçantë mbi “Shqipërinë e Madhe”, papunësinë, azilkërkuesit etj.