Strategjia ”Anti-BE”, Vasili: Rama arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europës
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama dhënë për AFP për negociatat e Integrimit në BE, ku thotë se Shqipëria nuk mund të rrijë pas derës së Europës duke qarë. Sipas Vasilit, strategjia ”Anti-BE” e Ramës e krijuar nga Lindja, sipas tij një ditë do të shuhet pasi ”shqiptarët shohin vetëm nga perëndimi”. Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së, thotë se Rama po tregohet arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europës.
Postimi i plotë
Edi qesh dhe nuk qan por harron qe qesh mire kush qesh i fundit…..! “Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet”, deklaroi Edi Rama për AFP. Po eshte e vertete, Edi ja ka dale ta lere Shqiperine jashte Europes, ky eshte “suksesi” me i madh i tij. Arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europes ai ja ka dale te jete i neveritshem me Europianet dhe pasojat i vuajne shqiptaret.
Sjellja e Edit me europianet nuk eshte rastesi, nuk eshte psikopati, por eshte strategji e tij per krijuar alibine e Shqiperise drejt Lindjes sepse gjoja Perendimi nuk e do Shqiperine. Kjo strategji e lige kembengulese Anti BE eshte gatuar larg…ne Lindje dhe Edi eshte produkt dhe sherbetor i saj.
Sot Edi qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar. Por Shqiptaret shohin vetem nga perendimi. Shqiptaret jane te perjetshem. Edi eshte shume shume i perkohshem gati i ikur. Shqiperia drejt perendimit eshte rruge pa kthim. Qesh Edi sot, por duhet te mos harroje se qesh mire kush qesh i fundit por atehere Edi do te qaje shume dhe do te jete fare vetem.