Strategjia erdoganiste dhe putiniste e Edi Ramës

Tashmë dihet se Edi Rama është lider autoritar, një vëlla i vogël i Presidentit turk Erdogan dhe që mundohet të imitojë presidentin e plotfuqishëm rus, Putin. Në psikikën e liderit të Rilindjes vlon fantazia që t’i ngjajë Putin, por që eurot t’i marrë nga Erdogan.

Nuk ka asnjë hezitim se ai ka strategji perfekte autoritare për të qenë prapë në pushtet edhe pas prillit 2021. Dhe më pas nëse e merr pushtetitn 2021-2025, ai prapë do ta ndërrojë Kushtetutën duke forcuar kompetencat e Presidentit sepse synon që pas vitit 2025 të jetë ai President 2025-2030. Dhe prapë të fusë duart në Kushtetutë, duke bërë që mandati presidentit të jetë 7 vjet! Pra Edi Rama punon, me çdo mënyrë të rrijë në pushtet deri në vitin 2037!!

Ose më saktë të vdesë në karrige pushteti! Por nëse opozita hesht apo rri vetëm me deklarata facebook-u natyrisht që Edi Rama do bëhet një Mbret diktatorial me ngjyra demokratike si pallatet e Tiranës që ngjyrosi kur ishte kryebashkiak.
Ndaj është koha që populli të dalë në rrugë në shtator! Dhe pa kthim pas si vitin e kaluar kur bënin xhiro-protestë përreth kryeministrisë e deri te Sandër Lleshi.
Tani nuk ka më kohë për hezitim! Ndryshe do të presim që në Pasaportat Shqiptare të shënohet MBRETNI E SURRELIT!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?