Strategjia Kombëtare për Rininë, Rama në Shkodër: E ardhmja është teknologjia, jo puna në shtet

Kryeministri Edi Rama thotë se ardhmja e punësimit nuk mund të jetë puna në shtet. Gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistët në Shkodër në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Rininë, Rama foli për investimet në mësimin mbi teknologjinë. Rama u shpreh se duke filluar nga 2022, do të investohet në sistemin arsimor për të fuqizuar mësimdhënien e teknologjisë, sidomos për përmirësimin e infrastrukturës së laboratorëve nëpër shkolla.

”Askush prej jush nuk përmendi dixhitalizimin, informatikën. Kushtet që bëhet ky mësim. Besoj që nuk ju them asgjë të re. Unë e kam të dëgjuar nga raportet që kemi marrë për lëndën e informatikës, që laboratorët nuk janë në nivelin e duhur. Mësimi është shumë mekanik, mësim teorik për shkak të paktit që edhe aty ku laboratorët janë të plotësuar, procesi i praktikës lë shumë për të dëshiruar. Jua them këtë pasi besoj që një nga arsyet që ne kemi një boshllëk në pertën e punës për të rinjtë sot, është mungesa e dijes për të pasur punë paguar shumë më mirë dhe cilësore.

Mungesa e dijes nuk lidhjet me dijet që jepen përmes lëndëve tradicionale, apo shkallën e njohjes suaj, por lidhet me dijen që ofron vetë sistemi ynë i shkollës dhe atë që sot është e ardhmja. Duam të bëjmë një investim duke filluar nga viti i ardhshëm. Për të fuqizuar sa më shpejt, të gjithë sistemin e mësimdhënies së teknologjisë dhe ti bëjmë të mundur nxënësve të hyjnë më shumë se sa vetëm një mësim mekanik. Janë dije që hapin horizonitn për të gjithë. Tregu i punës që është rreth, qoftë në Malësinë e Madhe, qoftë në Shkodër, në qytet apo fshat, ka kufizimet e veta, ndërsa tregu i teknologjisë nuk ka kufizime.

E ardhmja nuk mund të jetë punë në shtet, por është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Përgjigja e vetme, nuk mund të jetë vetëm puna në privat. Tregu i punës në privat ka vështirësitë e veta. Është diçka e tretë që nuk është në kundërshtim me këto të dyja, është futja në botën e teknologjisë. Një person mund të gjejë një punë për vete pa lëvizur nga shtëpia. Por disa të tjerë mund të fillojnë një startup, për t’i shërbyer vetes së tyre, dhe më pas për t’i shërbyer të tjerëve. Ne kemi në rrjetin e startup-eve, ndërmarrje të vogla që punojnë për Sillicon Valley dhe kompani shumë të mëdha. Bëjnë punë kreative, dhe jo vetëm punë ‘krahu’ për kompani të ndryshme”.

SHKARKO APP