Strazimiri: Do rrëzojmë qeverinë, së shpejti protesta

“Sfida e opozitës, rrëzimi i qeverisë”. Kjo është deklarata e bërë nga deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në studion e lajme në Ora News teksa bëri një analizë të së djattës përgjatë 2014.

E konsideron këtë vit të sukseshëm, ndonëse të lodhshëm, ku arritja më e madhe sipas tij ishte mbështetja popullore në protestat e 22 nëntorit.

Duke u ndaluar në ngjarjet e fundit, arrestimet për energjinë elektrike apo ndërtimet pa leje, Strazimiri pralajmëroi se së shpejti opozita do të dalë sërish në shesh.

“ PD ka detyrën ti prijë popullit përpara në një protestë. PD dhe çdo shqiptar nuk mund të rrijë në pritje nëpër të tila studio, ka ndodhur një rast sot në praburgimet e Rrogozhinës, sa të tillë po mendojnë ta bëjnë atë xhest në paraburgimet e tjera të republikës?”

Pavarësisht se bojkotin demokratët e vlerësojnë më se të dobishëm dhe një suskes të së djathtës, kjo sipas Strazimirit nuk nënkupton domosdoshmërisht pjesmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Çfarë ka ndryshuar nga situata, asgjë.Bojkoti i oozitës nuk ka lidhje me hartën e reformës territoriale, ne kemi dalë me një qëllim: Qeveria të respektojë vendimet e gjykatës Kushtetuese, të respektojë parlamentarizmin dhe e para mbi të gjitha dekriminalizimin e Kuvendit”.

Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e dy eurodeputetëve, atë për dekriminalizimin e Kuvendit, deputeti Strazimiri e konsideron një lak në fyt për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, të cilën të djathtët e quajnë një organizatë kriminale.

SHKARKO APP