Strazimiri: Interpelanca e Kodhelit, trasparencë për Shqipërinë para aleatëve të NATO

-Deputeti Gent Strazimiri, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke marre fjalën në Kuvend, kërkoi të vije në interpelancë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me përfshirjen e nje piloti te Forcave te Armatosura në trafikun ndërkombetar të drogës. Deputeti Strazimiri në fjalën e tij u shpreh se “Duke marrë shkas nga gjendja e krijuar dhe përfshirja e strukturave të ministrisë së Mbrojtjes në trafikun nderkombetar e drogës, ku piloti i avionit të drogës që u rrëzua në Spanjë ishte efektiv i MM dhe fakti se deri më sot qeveria ka bërë vetëm propogandë boshe dhe nuk ka dhënë një shpjegim, kërkojmë interpelancë të ministres së Mbrojtjes”. “Ditët e fundit opinioni publik është njoftuar se një officer i lartë i ministrisë së Mbrojtjes u përfshi në një aktivitet ndërkombetar të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në këtë pikë jo vetëm se institucioni i MM është përfshirë në këtë skandal, por ky institucion po prish imazhin e Shqipërisë në NATO dhe mundësinë që duhet të kenë forcat e armatosura për të zbuluar dhe hetuar raste kriminale. Deputetët e opozitës janë të shqetësuar për prishjen e imazhit të Shqipërisë si aleate e NATO-s, ndaj kërkojnë interpelancë me ministren e Mbrojtjes, Kodheli, që të shpjegohet për këtë fakt dhe të mbaje qëndrim publik dhe përgjegjësi dhe në përputhje me nenin 89 të rregullores së Kuvendit, ku thuhet se një grup deputetësh mund të kërkojnë thirrjen në interpelancë në raste urgjente

SHKARKO APP